Ndërlidhjet

logo-print

Norvegjia "pasuron" aviacionin


Linja ajrore norvegjeze ka bërë të ditur se do të blejë mbi 200 aeroplanë nga Boeing-u dhe Airbus-i, në vlerë prej 21.5 miliardë dollarësh.

Kompania ka saktësuar se bëhet fjalë për 122 avionë Boeing 737 dhe 100 të tjerë Airbus A320.

Kreu ekzekutiv i kompanisë, Bjoern Kjos, e ka përshkruar këtë si “blerjen më të madhe në historinë e aviacionit në Evropë”, duke thënë se shënon një pikë të rëndësishme edhe në historinë dhjetëvjeçare të kompanisë.
XS
SM
MD
LG