Ndërlidhjet

Përpjekje për të ndaluar konfliktet e pas-Gadafit


Ministri i Mbrojtjes i Libisë, Osama al-Juvali, ka vizituar qytetin e Bani Validit – bastion i dikurshëm i Mumaer Gadafit.

Vizita e tij ka ndodhur pas betejës ndërmjet luftëtarëve lokalë dhe milicisë pro-qeveritare, që ka zënë vend këtë javë dhe ka rezultuar me të paktën pesë të vrarë.

Mësohet se al-Juvali ka zhvilluar bisedime me pleqtë e fisit. Banorët akuzojnë milicinë pro-qeveritare, të përbërë nga ish-rebelët, për shkaktimin e përleshjeve me qytetarët lokalë.

Bani Validi, që ndodhet në jug të Tripolit, ishte njëri nga qytetet e fundit që iu dorëzua kryengritësve, që çuan në përmbysjen e Gadafit.

Ky i fundit u kap dhe u vra nga rebelët në tetorin e vitit të kaluar, pas disa javëve në arrati.
XS
SM
MD
LG