Ndërlidhjet

BB ndihmon vendet e prekura nga kriza e Eurozonës


Banka Botërore do të vërë në dispozicion 27 miliardë dollarë për vendet në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës, si dhe për ato në Azinë qendrore, të goditura rëndë nga kriza e Eurozonës.

Banka tha se kjo krizë ka prekur edhe vendet e ish-bllokut sovjetik, për shkak të ndërprerjes së tregtisë dhe remitencave, që janë me rëndësi kyçe për rritjen e tyre ekonomike.

Institucioni financiar tha se fondi prej 27 miliardë dollarësh do të vihet në dispozicionin e këtyre vendeve gjatë dy vjetëve të ardhshëm, për të ndihmuar ruajtjen e ekuilibrave fiskalë, për të vazhduar mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme e të tjera.
XS
SM
MD
LG