Ndërlidhjet

logo-print

Merkel, e vendosur për zgjidhjen e problemeve të euros


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Evropa ka nevojë për “struktura politike”, për ta bërë monedhën e përbashkët, Euro, të funksionojë si duhet.

Merkel, duke folur në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, tha se dobësitë “janë krijuar gjatë viteve” dhe se ato nuk mund të kapërcehen menjëherë.

“...megjithatë, ne jemi të vendosur për ta bërë një gjë të tillë”, tha Merkel duke mos dhënë detaje.

Ajo ka hedhur poshtë thirrjet për një rritje më të madhe në fondin e BE-së për shpëtimin e Eurozonës.
XS
SM
MD
LG