Ndërlidhjet

Ndërpritet mësimi në gjithë Kosovën


Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, Ministria e Arsimit ka sjellë vendim për ndërprerjen e mësimit në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.

"Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar, 2012", thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.

Reshjet e borës që kanë nisur nga e marta, kanë vështirësuar edhe trafikun ajror në Kosovë.
XS
SM
MD
LG