Ndërlidhjet

Bosnjë, 31 vjet burg për ish-policin serb


Gjykata për Krime Lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë ka dënuar me 31 vjet burg Radomir Vukoviqin, ish-zyrtar i policisë serbe të Bosnjës.

Gjykata ka vërtetuar se Vukoviq ka marrë pjesë në Masakrën e Srebrenicës më 1995, “në ekzekutimin e të paktën 1,000 burrave myslimanë”.

Zoran Tomiq, i ngarkuar me akuza të ngjashme, është liruar për shkak të “provave të pamjaftueshme”.

Në Masakrën e Srebrenicës, forcat serbe patën vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG