Ndërlidhjet

Bullgaria largon “ambasadorët komunistë”


Qeveria bullgare ka nisur procesin e largimit të 17 ambasadorëve, për të cilët është thënë se kanë shërbyer si agjentë të shërbimeve sekrete të komunizmit.

Në dhjetor të 2010-ës, një komision special ka vërtetuar se 40 për qind e ambasadorëve të vendit kanë qenë ish-pjesëtarë të policisë politike, përfshirë atyre që kanë shërbyer në Moskë, Pekin, Tokio e të tjerë.

Njoftimi i fundit vjen pak ditë pasi presidenti i ri, Rosen Plevneliev, mori detyrën e të parit të shtetit. Ish-presidenti socialist, Georgi Parvanov, kishte refuzuar largimin e ambasadorëve.

Ministri i Jashtëm, Nikollaj Mlladenov, ka thënë se të gjithë ambasadorët e pushuar do të zëvendësohen në tri javët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG