Ndërlidhjet

Gajtner nuk e ka të sigurt postin


Sekretari i Thesarit amerikan, Timoti Gajtner, nuk beson se do të mbetet në post, nëse presidenti Barak Obama rizgjidhet edhe për një mandat të dytë, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Gajtner, në një intervistë për Televizionin “Bloomberg”, tha se ka konsideruar dorëheqjen nga posti i tij qysh në gushtin e kaluar, pas zgjidhjes së betejës së Kongresit për rritjen e limitit të borxhit.

Ai tha se nuk beson që presidenti Obama do t’i kërkojë të qëndrojë në rast se rizgjidhet.

Gajtner është i vetmi zyrtar i lartë që ka mbetur nga ekipi fillestar për ekonominë dhe për tre vjet ka qenë objektiv i shpeshtë i kritikave nga politika ekonomike e administratës.
XS
SM
MD
LG