Ndërlidhjet

Kina kritikon embargon ndaj Iranit


Ministria e Jashtme kineze ka kritikuar embargon e Bashkimit Evropian ndaj naftës iraniane, duke thënë se sanksionet “nuk janë konstruktive”.

Komentet, e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, janë të ngjashme me ato të Rusisë, që e kanë quajtur veprimin e BE-së të padobishëm për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar të kontestit bërthamor të Iranit.

Rusia dhe Kina, të dyja anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kundërshtuar një tjetër raund të sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka rënë dakord për embargo të naftës së Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor. Republika Islamike i hedh poshtë pretendimet e Perëndimit se programi i tij atomik ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG