Ndërlidhjet

Anulohet vizita e Kuperit


Robert Kuper
Robert Kuper
Kushtet e rënduara atmosferike kanë bërë që të anulohet vizita në Prishtinë, e paralajmëruar për sot, e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Rober Kuper.

Kuper ishte dashur që gjatë ditës së sotme të takonte në Prishtinë zyrtarët e lartë të qeverisë për të diskutuar çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës.

Nuk ka ende njoftim zyrtar se kur do të mund të realizohet kjo vizitë.

Ai një ditë më parë, ka qenë në Beograd, për të biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.

Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Diplomatët evropianë kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për euro-integrimin e Serbisë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG