Ndërlidhjet

“Rrëzohet” lustrimi në Maqedoni, shumica inicion ndryshime ligjore


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit të lustrimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, partitë në Maqedoni kanë paralajmëruar një nismë të re për ndryshime në këtë ligj të diskutueshëm.

Nga partia e kryemistrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, thanë se “nuk janë të befasuar nga një vendim i tillë, duke marrë parasysh kundërshtimin e procesit të lustrimit nga ish-funksionarë dhe struktura të ndryshme të ish-regjimit komunist”.

Partitë në pushtet thanë se ky proces nuk do të ndalet dhe se për miratimin e ndryshimeve të reja, kanë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese stopon procedurën e lustrimit për ish-funksionarët, gazetarët, OJQ-të, avokatët dhe mediatorët, por jo edhe për funksionarët aktualë.

Gjykata ka konstatuar se procedura e lustrimit, siç është duke u zhvilluar, shkel dinjitetin dhe integritetin moral të këtyre kategorive.

Kushtetuesja ka miratuar edhe masën kohore për stopimin e 13 neneve të Ligjit të lustrimit, përkatësisht hapjen e dosjeve.

Komisioni për verifikimin e fakteve, gjatë punës së deritanishme, ka shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete disa ish-funskionarë të lartë, përfshirë edhe ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.
XS
SM
MD
LG