Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 26 janarin në vite…

  • RFE /RL

Kondoliza Rajs

Kondoliza Rajs

2005 - Kondoliza Rajs u betua si sekretare amerikane shtetit.

1699 - Traktati i Karlovitzit mbaron luftën midis Austrisë dhe Turqisë.

1720 - Giulio Alberoni u urdhërua të largohet nga Spanja, pas përpjekjes së tij të dështuar për të rivendosur perandori në vendit të tij.

1788 - Kolonitë e para evropiane shkuan në Sidnei, Australi.

1837 - Miçigan u bë shteti i 26 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1950 - India u shpall Republikë.

1988 - “Phantom of the Opera”, shfaqja muzikore që u shfaq më së gjati në historinë e teatrit, mbajti premierën në Nju Jork. Autori i kësaj shfaqjeje është Llojd Ueber Andreu.

1993 - Vaclav Havel u zgjodh president i Republikës Çeke.

1998 - Presidenti amerikan Bill Klinton hodhi poshtë akuzat që kishte një lidhje me Monika Levinskin, duke u thënë gazetarëve: "Unë nuk kam pasur lidhje me atë grua".

2001 - Një tërmet goditi gadishullin indian, duke vrarë më shumë se 13.000 njerëz.(g.k.)
XS
SM
MD
LG