Ndërlidhjet

OKB e shqetësuar me milicinë libiane


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se janë të shqetësuar me aktivitetet e milicisë libiane.

I dërguari i OKB-së në Libi, Jan Martin, i tha Këshillit të Sigurimit se përleshjet e fundit në Bani Valid kanë vënë në dukje sfidën e pajtimit në mes të mbështetësve të liderit të vdekur dhe rebelëve që çuan në rrëzimin e Muamer Gadafit.

Martin tha se milicia është përgjegjëse edhe për përleshjet fatale në Tripoli dhe qytete të tjera, që ndodhën gjatë këtij muaji.

Shefja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Navi Pillaj, tha se ish-forcat revolucionare besohet se mbajnë rreth 8,500 të burgosur në afro 60 qendra. Ajo citoi edhe raporte për tortura. Pillaj tha se shumica e të burgosurve akuzohen se kanë qenë besnikë të Gadafit.

Ky i fundit u kap dhe u vra nga rebelët në tetorin e vitit të kaluar, pas disa javëve në arrati.
XS
SM
MD
LG