Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, 10 të vrarë


Raportet nga Iraku thonë se militantët kanë bombarduar shtëpinë që u përkiste dy policëve dhe familjeve të tyre në jug të Bagdadit, duke vrarë dhjetë persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Policia tha se sulmi ka zënë vend në Musajab, një zonë e banuar me shumicë shiite.

Ushtarët, policët, punonjësit qeveritarë dhe politikanët mbesin objektiva të shpeshta sulmesh në Irak, pasi militantët përpiqen të minojnë rolin e qeverisë dhe të sfidojnë sigurinë, në prag të tërheqjes së trupave amerikane.
XS
SM
MD
LG