Ndërlidhjet

Kosovarët drejt Bullgarisë, vetëm me Shengen


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar qytetarët kosovarë, të cilët posedojnë viza Shengen, se do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Bullgari, pa pasur nevojë që të pajisen me viza bullgare.

Mësohet se Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë ka vendosur që deri në datën kur Bullgaria të bëhet anëtare e zonës Shengen, të aplikojë njëanshëm sistem të lirë vizash për poseduesit e vizave valide të Shengenit.

"Ky vendim iu mundëson poseduesve të vizave Shengen që të hyjnë dhe të qëndrojnë në Bullgari në një periudhë deri në tre muaj nga data e hyrjes së parë, pa pasur nevojë për pajisje me vizë bullgare. Në praktikë ky vendim do të prekë shtetasit e të gjitha vendeve për të cilat deri tani është kërkuar vizë bullgare, për të hyrë në Bullgari", sqaron MPJ kosovare përmes komunikatës për media.
XS
SM
MD
LG