Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon punimet Forumi Ekonomik Botëror


Forumi Ekonomik Botëror ka hyrë në ditën e dytë të punimeve, në Davos të Zvicrës.

Të mërkurën, në fjalën e saj hyrëse, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se duhet një “riorganizim i madh” për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës dhe atë globale.

Merkel ka thënë se reformat shtrënguese në vendet e goditura evropiane, duhet të balancohen me reformat se si qeveriset Evropa.

Ajo ka hedhur poshtë thirrjet për një rritje më të madhe në fondin e BE-së për shpëtimin e Eurozonës.
XS
SM
MD
LG