Ndërlidhjet

Dështojnë përpjekjet për bisedime mes izraelitëve e palestinezëve


Zyrtarët palestinezë kanë thënë se përpjekjet për bisedime me izraelitët kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Dy palët kanë mbajtur pesë takime në Jordani që nga fillimi i këtij viti, për të shqyrtuar mënyrat e rikthimit të negociatave formale për paqe, që u ndërprenë në fund të vitit 2010.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, planifikon të konsultohet me Ligën Arabe për hapat e mëtejshëm, përderisa shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, pritet të bisedojë me Abasin gjatë ditës, në Aman të Jordanisë.

Eshton, e cila ndodhet në një turne rajonal, ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ka thënë se vendi i tij mbetet i angazhuar për vazhdimin e bisedimeve.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967, por bashkimin e tij me Izraelin, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka miratuar kurrë.

Palestinezët dëshirojnë që kjo pjesë e Jerusalemit të jetë kryeqendër e shtetit të tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG