Ndërlidhjet

Ahmadinexhad e quan të kotë embargon


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i ka quajtuar “të kota” sanksionet e reja të Bashkimit Evropian që godasin eksportet e naftës iraniane drejt bllokut.

Ahmadinexhad citohet të ketë thënë se kombi iranian ka qenë gjithmonë i gatshëm t’i tejkalojë pengesat e tilla.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka rënë dakord për embargo të naftës së Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor. Republika Islamike i hedh poshtë pretendimet e Perëndimit se programi i saj atomik ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore.

Në deklaratën e sotme, Ahmadinexhad ka përsëritur gatishmërinë e Iranit për të rifilluar bisedimet mbi programin e tij bërthamor.

Negociatat në mes të Iranit dhe pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusia, Kina, SHBA-ja, Britani dhe Franca) si dhe Gjermanisë, janë bllokuar për një vit.
XS
SM
MD
LG