Ekipet braziliane të shpëtimit kanë gjetur tre trupa në rrënojat e tri ndërtesave, që u rrëzuan në Rio de Zhaneiro.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe gjashtë persona të gjallë, ndërkohë që 16 të tjerë mbesin të zhdukur.
Kryetari i qytetit, Eduardo Paes, tha se janë rrëzuar: “një ndërtesë 20-katëshe, një 10-katëshe dhe një tjetër më e vogël, me tre ose katër kate”.
Paes tha se shkak i rrëzimit mund të ketë qenë ndonjë “gabim” në punën që po bëhej në njërën nga ndërtesat.