Ndërlidhjet

Papunësia në Spanjë arrin në afro 24%


Norma e papunësisë në Spanjë është rritur në afro 24 për qind, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Ministri i Financave, Kristoball Montoro, tha se 5.4 milionë njerëz kanë qenë pa punë në fund të dhjetorit, nga 4.9 milionë sish, sa ishin në tremujorin e tretë.

Spanja ka shkallën më të lartë të papunësisë në Eurozonë. Ashtu si dhe Greqia, Irlanda dhe Portugalia, ajo po përballet me krizën e borxheve, që e ka detyruar të kërkojë ndihma financiare.
XS
SM
MD
LG