Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO i kontribuon zgjidhjes politike në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar sot në Bruksel, se aleanca veriatlantike “politikisht e ka vazhduar mbështetjen e dialogut Beograd – Prishtinë, nën ombrellën e Bashkimit Evropian, që është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza”.

Mëtutje, në fjalimin e tij para gazetarëve në Bruksel, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia, “duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për shumë çështje të rëndësishme dhe të kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe të normalizimit në rajon”.

Sipas tij, trupat e NATO-s, “e kanë ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit në Kosovë, me kujdes, me vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme” dhe se KFOR-i ndihmon në forcimin e paqes dhe të zgjidhjes politike për Kosovën, “duke vepruar neutral ndaj statusit”.

Zoti Ramsusen tha theksuar se në tërësi pajtohet me deklaratën e kryesuesit të Komitetit ushtarak të NATO-s, Knud Bartels, se “NATO-ja përpiqet të krijoj hapësirë për zgjidhje politike në veriun e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG