Ndërlidhjet

Iran: Nga përplasja e aeroplanit luftarak – u vranë dy pilotë


Zyrtarët në Iran thonë se aeroplani luftarak iranian F-14 , i prodhimit amerikan, është rrëzuar në provincën Bushehër, në jug të Iranit.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, raportoi se zyrtarët kanë thënë se piloti dhe ndihmësi i tij kishin vdekur.

Dyshohet se shkak i përplasjes ishte gabimi teknik

Irani në flotën e tij ajrore i ka disa aeroplana luftarakë amerikanë, të cilët i ka blerë nga Shtetet e Bashkuara, para revolucionit të vitit 1979.

Raportohet se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, për shkak të programnit atomik, e kanë vështirësuar aftësinë e Iranit për mirëmjajtjen e flotës ajrore.
XS
SM
MD
LG