Ndërlidhjet

NATO: S’ka samit me Rusinë, pa mbrojtje raketore


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, thotë se nuk do të ketë samit me Rusinë në muajin maj, nëse nuk arrihet marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen raketore.

NATO-ja thotë se sistemi i mbrojtjes raketore nuk është i drejtuar kundër Rusisë, por Moska nuk është e bindur dhe kërkon garantime juridike, të cilat aleanca heziton t’i bëjë.

Zoti Ramsusen u tha sot gazetarëve në Bruksel se nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëpunim raketor, atëherë “me gjasë” nuk do të ketë samit NATO-Rusi, në Çikago, më 20 dhe 21 maj të këtij viti.
XS
SM
MD
LG