Ndërlidhjet

Itali: Humben shpresat për të mbijetuar

  • RFE /RL

Ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë për të mbijetuarit në anijen e udhëtarëve Kosta Konkordia, thanë të enjten se ka ardhur koha që të pranohet fakti se më nuk ka gjasë për të gjetur ndonjë njeri të gjallë në anijen luksoze të përplasur në shkëmb në bregdetin perëndimor të Italisë, më 13 janar.

Deri tash janë gjetur trupat e pajetë të 16 njerëzve, prej të cilëve 13 janë identifikuar. Kurse,16 njerëz ende konsiderohen të zhdukur.

Viktima e parë që kishte pësuar nga tragjedia e anijes së fundosur në brigjet e Italisë, është identifikuar të ketë qenë një anëtar hungarez i ekuipazhit.

Sandor Feher, një violinist 38-vjeçar nga Hungaria, kishte punuar si artist në Kosta Konkordia.

Anija luksoze, Kosta Konkordia, kishte goditur shkëmbin më 13 janar, pasi kapiteni kishte bërë një manovrim të paautorizuar.

Në kohën e incidentit, anija transportonte mbi 4,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.(z.p.)

XS
SM
MD
LG