Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Zymberit


Policia e EULEX-it sot ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik të vitit të kaluar, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës.

Sipas komunikatës, i dyshuari është duke u marrë në pyetje nga hetuesit.

Hetimi për vrasjen e policit Zymberi është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG