Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme me predha kundër Akademisë ushtarake


Sulmues të panjohur sot kanë hedhur nëntë predha në Akademinë ushtarake të Pakistanit, që nuk është shumë larg nga ndërtesa, ku ishte fshehur lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, para se të vrahej nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, në maj të vitit të kaluar.

Tri predha e kanë goditur kompleksin ushtarak.

Zyrtari i lartë i policisë në qytetin Abotabad, Abdul Kerim, tha se granatat i kanë dëmtuar disa mure të Akademisë ushtarake, por nuk ka pasur viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG