Ndërlidhjet

Francë: Sarkozi takohet me Karzain


Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, sot pritet të takohet me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Ky takim po bëhet vetëm disa ditë pas vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan. Pas kësaj, zoti Sarkozi është kërcënuar me tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.

Zoti Karzai gjendet në një turne në Evropë, ndërsa ndalesa e tij e parë ishte Italia, ku dje u takua me kryeministrin Mario Monti, i cili ka premtuar se “Italia nuk do të largohet nga Afganistani” dhe ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë me Karzain, për bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG