Ndërlidhjet

SHBA: Strategji e re e mbrojtjes me buxhet më të vogël


Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara do ta reduktoj madhësinë e forcave të saja tokësore, do t’i shtyjë planet për aeroplanët e padukshëm luftarakë dhe do të lirohet nga gjeneratat e vjetra të anijeve dhe aeroplanëve, në përpjekje për zvogëlimin e afro 500 miliardë dollarëve të buxhetit deri në vitin 2022, sipas zyrtarëve të Pentagonit.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, mbrëmë vonë në Uashington, ka folur para reporterëve se si do të absorbohen shkurtimet pa dëmtimin e gatishmërisë ose forcës.
XS
SM
MD
LG