Grupi për të drejtat e njeriut, Vëzhgimi Sirian, me seli në Londër, thotë se forcat e sigurisë së Sirisë kanë vrarë 34 civilë, përfshirë 10 fëmijë, në përleshjet në mbarë vendin, gjatë ditës së djeshme.
Sipas këtij grupi, më së shumti të vrarë ka pasur në qytetin Homs.
Nga ana tjetër, grupi raporton se shtatë dezertorë ushtarakë dhe tetë ushtarë qeveritarë janë vrarë në përleshje.
Këto vrasje nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, për shkak të kufizimeve nga qeveria e Sirisë për gazetarët që raportojnë për kryengritjen në këtë vend.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 5 mijë demonstrues për demokraci në Siri, janë vrarë nga trupat qeveritare, prej muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi kryengritja.