Ndërlidhjet

SHBA: Romni, Gingriç – përplajse rreth imigracionit


Vetëm disa ditë para votimeve tejet të rëndësishme në Floridë, dy kandidatët kryesorë republikanë për nominim presidencial, Mit Romni dhe Njut Gingriç, janë përplasur lidhur me çështjen e imigracionit.

Në debatin në qytetin Xheksonvill, mbrëmë vonë, ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Njut Gingriç, e ka portretizuar ish guvernatorin e Masaçusetsit, Mit Romni, si kandidat, i cili më së shumti e kundërshton imigrimin e ri në Amerikë.

Zoti Romni tha se ishte i tmerruar lidhur me këtë vlerësim, duke thënë se babai i tij ishte i lindur në Meksikë.

Ky ishte debati i fundit para votimeve të së martës në Floridë, në të cilat fituesi i merr 50 delegatë në garën për nominim të Partisë Republikane, për të qenë rival i presidentit Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Deri tash të dy rivalët kanë shënuar nga një fitore: Romni në Nju Hempshir, ndërsa Gingriç në Karolinën Jugore.
XS
SM
MD
LG