Ndërlidhjet

OKB-së i erdhën me postë 16 kilogramë kokainë


Qendra postale e OKB-së e ka marrë një paketë, qartaz e dërguar nga Meksika, që përmbante 16 kilogramë të kokainës.

Policia dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara u thanë mediave mbrëmë se dy qese diplomatike me logo të OKB-së i ishin dorëzuar qendrës postale të OKB-së, javën e kaluar.

Pakot ishin dërguar nga Meksika dhe kishin arritur nëpërmjet kompanisë DHL në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, ku punëtorët kishin shënuar se nuk ka adresë ose adresë të kthimit.

Për shkak të logos qeset ishin dërguar në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Zyrtari i OKB-së, Gregori Starr, tha se nuk ka dëshmi si dikush në OKB ka ndonjë lidhje me pakot.
XS
SM
MD
LG