Ndërlidhjet

Maqedoni: Zyrtarët më të lartë takohen me Dodikun


Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, qëndron sot për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të presidentit, Gjorgje Ivanov.

Përveç me presidentin, Dodik do të pritet edhe nga kryeministri, Nikolla Gruevski.

Lidhur me rrjedhën e bisedimeve opinioni do të njoftohet vetëm përmes komunikatave, pasi asnjë nga zyrtarët shtetëror të Maqedonisë, nuk ka paraparë prononcime për mediat lidhur me këtë vizitë të kreut të Republikës Serbe të Bosnjës.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se bëhet fjalë për vizitë të rregulltë, ku do të bisedohet për çështjet ekonomike dhe të bashkëpunimit rajonal. Por, vizita e Dodikut në Shkup po trajtohet gjërësisht, në veçanti për shkak të qëndrimeve të tij për ndarjen e Bosnjës.

Ndryshe, në Maqedoni qëndron edhe Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.
XS
SM
MD
LG