Ndërlidhjet

logo-print

Strategji e re ushtarake

  • Heather Maher

Sekretari i mbrojtjes Leon Paneta

Sekretari i mbrojtjes Leon Paneta

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara do ta reduktojë madhësinë e forcave të saj tokësore, do t’i shtyjë planet për urdhërimin e porosive për aeroplanët e padukshëm luftarakë dhe do t’i hedhë jashtë përdorimit anijet dhe aeroplanët e gjeneratës së vjetër, në përpjekje për t’i shkurtuar afro 500 miliardë dollarë nga buxheti i tij deri në vitin 2022, thanë zyrtarë të Pentagonit.

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara e ka paraqitur një strategji të re ushtarake me buxhet më të vogël.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, i ka njoftuar gazetarët në Pentagon, se si ky departament do t’i absorboj shkurtimet pa e dëmtuar gatishmërinë ose fuqinë.

Sipas tij, ushtria e Shteteve të Bashkuara është “në pikën kthyese strategjike, pas një dekade të luftës dhe rritjes substanciale në buxhetin e mbrojtjes”, prej vitit 2001.

Në këtë kuadër zoti Paneta tha:

Kjo strategji na ka udhëzuar ne në bërjen e një varg zgjidhjeve të vështira dhe në ndërtimin e një kompleti të ri të prioriteteve mbrojtëse.
Ne vendosëm se është e rëndësishme për ta bërë këtë një mundësi për zhvillimin e strategjisë së re ushtarake, për Shtetet e Bashkuara dhe për forcën ushtarake amerikane, që ne e dëshirojmë për të ardhmen. Kjo strategji na ka udhëzuar ne në bërjen e një varg zgjidhjeve të vështira dhe në ndërtimin e një kompleti të ri të prioriteteve mbrojtëse”, tha Leon Paneta, mbrëmë në Pentagon.

Sipas këtij plani, ushtria, që aktualisht i ka 570 mijë ushtarë, do të zvogëlohet për 80 mijë, gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Korpusi i Marinës do të zvogëlohet për 10%, që do të thotë nga 202 mijë në 182 mijë ushtarë.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, ka propozuar një buxhet prej 613 miliardë dollarësh, për vitin e ardhshëm, përfshirë edhe 88 miliardë dollarë për operacione luftarake, kryesisht në Afganistan.

Kjo paraqet zvogëlim prej 33 miliardë dollarëve në krahasim me shpenzimet e këtij viti.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka mandatuar reduktimin e shpenzimeve në legjislacionin për buxhet, që është miratuar aty kah fundi i vitit të kaluar.

Këto ndryshime në mbrojtje, zoti Paneta i cilëson si
“ushtri e së ardhmes, që do të të jetë më e vogël”, por “e shkathët, fleksibile, e aftë për vendosje të shpejtë dhe tenkologjikisht e avancuar”.

Ai theksoi se fokusi i Pentagonit do të ndryshojë prej luftërave në Irak dhe Afganistan, në hapësirat e tjera, ku paraqiten sfidat eventuale.

Ne do ta ribalancojmë pozicionin dhe praninë tonë globale për të theksuar se ku ne mendojmë se do të jenë problemet potenciale në botë, dhe kjo do të thotë theksimi në Azi-Paqësor dhe në Lindjen e Mesme”, tha Leon Paneta.

Njëra nga fushat ku ushtria e Shteteve të Bashkuara do të rritet, është ajo e përdorimit të Forcave Speciale, siç janë ekipet SEAL të Marinës, që e vranë Osama bin Ladenin, dhe i shpëtuan dy punëtorë humanitarë në Somali.

Agjencia AP ka raportuar se Pentagoni e ka pranuar propozimin nga shefi i operacioneve speciale ushtarake, admirali Bill Mekrejve, për të vendosur më tepër forca dhe pajisje në mbarë botën, në mënyrë që ato mund të sulmojnë shpejtë kur të paraqitet kërcënimi.

Sekretari Paneta vlerësoi se plani i ri strategjik është “i balancuar dhe pako komplete”.

Por, ligjvënësit republikanë me të shpejtë i kanë kritikuar disa aspekte të planit të ri të mbrojtjes.

Senatori Xhon Kornin nga Teksasi, tha se reduktimi i madhësisë së forcave tokësore në atë që ishte para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, mund ta vë Amerikën “në rrezik të madh”.

Senatori tjetër republikan, Xhon Mekejn, nga Arizona, tha se plani i “injoron leksionet e historisë” dhe e zvogëlon ushtrinë në një numër, që do të jetë “shumë i vogël për përgjigje efektive për ngjarjet që mund të paraqiten gjatë disa viteve të ardhshme”.

Por, këto pikëpamje u kundërshtuan nga kryesuesi i shefit të shtatmadhorisë së bashkuar të Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsi, i cili ishte së bashku me Panetën në konferencën për shtyp në Pentagon.

Ky buxhet nuk do të çoj në rënie në ushtri”, tha Dempsi. (f. b.)
XS
SM
MD
LG