Ndërlidhjet

Itali: Kompania e anijes së përplasur ofron kompenzim


Kompania italiane, pronë e së cilës ishte anija Kosta Konkordia, e përplasur në një shkëmb në bregdetin perëndimor të Italisë, u ka ofruar udhëtarëve nga 11 mijë euro kompenzim.

Ky propozim u bë pas negociatave ndërmjet kompanisë Kosta Kruizes, dhe grupeve të konsumatorëve italianë.

Megjithëkëtë, udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të lirë që të ndërmarrin aksion juridik, nëse ata nuk janë të kënaqur me marrëvshjen e arritur për kompenzim.

Me këtë marrëveshje nuk përfshihen ata që kanë pësuar lëndim psikik ose ata, të dashurit e të cilëve e kanë humbur jetën.

Anija Kosta Konkordia, me afro 4200 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ka hasur në një shkëmb në bregdetin perëndimor italian dhe është rrëzuar në Tuskani, më 13 janar.

Nga ky incident i rëndë kanë humbur jetën 16 vetë, ndërsa 16 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG