Ndërlidhjet

Rusi: Kandidati opozitar nuk lejohet të garoj për president


Autoritetet zgjedhore në Rusi formalisht e kanë diskualifikuar Grigori Javlinskin nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.

Javlinski është lider i partisë opozitare Jablloko dhe kritik i ashpër i kryeministrit Vlladimir Putin, i cili synon edhe mandatin e tretë si president, pasi më parë ka shërbyer gjatë dy mandateve. Aktualisht presidenti i Rusisë është Dmitri Medvedev.

Duke e arsyetuar vendimin e vet për përjashtimin e kandidatit opozitar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha sot se ka konkluduar se më se 20% e nënshkrimeve të mbledhura nga mbështetësit e tij për tu kualifikuar për regjistrim, ishin të pavlefshme.

Zoti Javlinski më parë kishte thënë se autoritetet dëshirojnë ta parandalojnë atë nga pjesëmarrja në zgjedhje, me qëllim të bllokimit të garës së vërtetë elektorale.
XS
SM
MD
LG