Ndërlidhjet

KS mban takim të papritur për Sirinë


Diplomatët francezë thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë krizën në Siri, në një takim të papritur që do të mbahet të premten.

Misioni francez në kuadër të Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet rrjetit social Tëitter, ka njoftuar se Këshilli do të takohet për të shqyrtuar hapat e nevojshme për të adresuar situatën në Siri.

Kombet e Bashkuara thonë se 5,400 vetë janë vrarë në përpjekjet e qeverisë siriane për të mposhtur protestat e qytetarëve.

Ambasadori gjerman, Piter Vitig, dhe diplomatë të tjerë evropianë kanë zhvilluar takime këtë javë me diplomatë nga vendet arabe, përfshirë këtu Marokon dhe Katarin, për miratimin e një rezolute, e cila do të mbështeste fuqishëm Ligën Arabe në përpjekje për t’i dhënë fund krizës.

Anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, kanë shfrytëzuar të drejtën e vetos vjeshtën e kaluar për të bllokuar një rezolutë evropiane mbi Sirinë.
XS
SM
MD
LG