Ndërlidhjet

Medvedev “s’e mbështet sa duhet” Putinin


Menaxheri i fushatës presidenciale të kryeministrit rus, Vladimir Putin, ka thënë se presidenti Dimitri Medvedv nuk po bën sa duhet për të mbështetur Putinin.

Stanisllav Govorukhin, deputet i Dumës nga partia në pushtet “Rusia e bashkuar”, i ka thënë gazetës “Izvestia” se Medvedevi do të duhej të ishte më aktiv në mbështetjen e Putinit, në zgjedhjet e 4 marsit.

Në shtator të 2011-ës, Medvedev ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial, ndërsa ka thënë se do ta mbështesë Putinin, i cili ka shërbyer dy mandate presidenciale nga viti 2000 deri më 2008.

Ky vendim ka ngjallur zemërimin e shumë rusëve dhe ka nxitur protesta masive për demokraci në Rusi, që nga dhjetori i vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG