Ndërlidhjet

Dridhje toke në Itali


Një tërmet prej 5.4 shkallësh të Rihterit ka goditur veriun e Italisë. Tani për tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale, raportojnë mediat italiane.

Tërmeti në Parma është ndjerë fuqishëm edhe në Gjenovë, Torino, Bolonjë dhe Milano, por edhe në jug të vendit, përkatësisht në Toskanë dhe Veneta.

Tërmetet me fuqi nga 5.0 deri në 5.9 shkallë të Rihterit mund të dëmtojnë rëndë godinat e ndërtuara dobët në zonën e ngushtë të epiqendrës.
XS
SM
MD
LG