Ndërlidhjet

Bild me tone të ashpra ndaj Ukrainës


Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës “është e vdekur”, përderisa ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, mbetet në burg.

Komentet e tij vijnë në përgjigje të deklaratave të presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviq, të bëra në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Janukoviq tha se marrëveshja e gazit natyror me Rusinë - e cila ishte çështja kryesore për të cilën u dënua Timoshenko - është “problemi më i madh i Ukrainës sot”.

Bashkimi Evropian ka thënë se dënimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht dhe ka bërë thirrje për lirimin e saj.

“Ukraina nuk mund të shpresojë në tërheqjen e investitorëve, nëse nuk zbaton ligjin”, ka thënë Bild.

Janukoviq ka deklaruar se anëtarësimi në BE është prioritet i lartë për Ukrainën.

Julia Timoshenko është dënuar me shtatë vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG