Ndërlidhjet

"Fitch" degradon disa shtete evropiane


Agjencia "Fitch", me seli në SHBA, ka ulur vlerësimet për pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për Spanjën, Italinë dhe Slloveninë me nga dy pikë dhe për Belgjikën dhe Qipron me nga një pikë.

Pos këtyre, edhe Irlandës i është dhënë një "paralajmërim negativ".

Vlerësimet e Fitch-it pasojnë ato të agjencisë "Standrd and Poor".

Kjo e fundit, javë më parë, ka ulur vlerësimet e saj për Qipron, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën me nga dy pikë, ndërsa për Austrinë, Francën, Maltën, Sllovakinë dhe Slloveninë me nga një.
XS
SM
MD
LG