Ndërlidhjet

“Reporterët pa kufij” kritikojnë Twitter-in për censurë


“Reporterët pa kufij” - grup ndërkombëtar që monitoron lirinë e shtypit - kanë shprehur “shqetësim të madh” me njoftimin e rrjetit social Twitter, i cili ka thënë se “mund t’i bllokojë postimet e përdoruesve të paraqiten në disa vende specifike”.

“Reporterët pa kufij” kanë thënë se masa është censurë dhe “lajm i keq për lirinë online të shprehjes”.

Twitter ka bërë të ditur më 26 janar se “ka mundësi të çaktivizojë postimet e përdoruesve për disa vende dhe t’i mbajë ato në dispozicion për pjesën tjetër të botës”.

Rrjeti social ka deklaruar se “është duke punuar në vendet që kanë pikëpamje ndryshe për konceptin e lirisë së shprehjes”.

Twitter ka thënë se “nuk e ka përdorur ende këtë kapacitet” dhe nëse do ta përdorë, “do të bëjë përpjekje t’i informojë përdoruesit se përmbajtja e tyre nuk është e dukshme në vende të caktuara”.
XS
SM
MD
LG