Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 28 janarin në vite…

  • RFE /RL

 Challenger

Challenger

1986 – Kapsula hapësinore amerikane “Challenger” eksplodon pak pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e shtatë astronautëve që ndodheshin në bord.

1547 – Vdes mbreti i Anglisë, Henry VIII. Atë në këtë post e trashëgon i biri i tij 9-vjeçar, Eduard VI.

1871 – E rrethuar nga trupat prusiane dhe e goditur nga uria, ushtria franceze dorëzohet në Paris.

1909 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundojnë kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Kubën.

1921 – Albert Ajnshtajn çudit Berlinin, duke sugjeruar se ekziston mundësia e matjes së universit.

1935 – Islanda bëhet shteti i parë perëndimor që legalizon abortin për qëllime terapeutike.

1956 – Lindi presidenti aktual i Francës, Nikolas Sarkozi.

1982 – Policia italiane shpëton gjeneral brigadierin amerikan, Xhejms Dozier, i cili ishte mbajtur peng nga Brigada e Kuqe për 42 ditë.

1985 - Artistët amerikanë mblidhen për të incizuar këngën "We Are the World", 7 milionë kopje të së cilës u shitën, kurse 60 milionë dollarët e fituar do të shkonin për zbutjen e urisë së njerëzve në Afrikë.

1990 – Me mijëra demonstrues vërshojnë rrugët e kryeqytetit rumun, Bukuresht, për të protestuar.(z.p.)
XS
SM
MD
LG