Ndërlidhjet

Karzai në Londër


Presidenti afgan, Hamid Karzai, do të qëndrojë sot në Londër për bisedime me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron.

Në kuadër të turneut evropian, Karzai ka qëndruar të premten në Paris, ku me presidentin Nikolas Sarkozi janë dakorduar që trupat franceze të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç preferojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sarkozi ka thënë se SHBA-ja është njoftuar me këtë vendim. Ai po ashtu ka konfirmuar se Franca do të vazhdojë misionin e saj stërvitës në Afganistan.

Ky mision ishte pezulluar për ca ditë, pas vrasjes së katër trupave të paarmatosura franceze nga një ushtar afgan, më 20 janar.
XS
SM
MD
LG