Ndërlidhjet

logo-print

Kush do referendum, “le t’i bartë pasojat”


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se “nxitësit dhe mbështetësit e referendumit në veri, duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për pasojat e tij”.

“Është e pakuptueshme se si përfaqësuesit e qeverive lokale në veri, injorojnë kërkesat e qeverisë së tyre dhe mendojnë se mund të arrijnë më shumë se shteti”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, arsyeja e organizimit të këtij referendumi vjen nga “kuzhina partiake dhe jo nga interesat shtetërorë”.

Me referendum, serbët e veriut synojnë të qartësojnë “vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.

Ai është paralajmëruar të mbahet në muajin shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Beogradi është deklaruar kundër këtij organizimi duke thënë se udhëheqësit lokalë të veriut “nuk duhet të minimizojnë potencialin e Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG