Ndërlidhjet

Anija ruse arrin në hapësirë


Një anije ruse me furnizime ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija M-14M bart kryesisht ujë dhe lëndë djegëse.

Rusia tani kryeson me transportimin e furnizimeve dhe të astronautëve në stacionin orbital, pasi anija amerikane e hapësirës është pensionuar vitin e kaluar.

Sidoqoftë, programi hapësinor i Rusisë është përballur me probleme kohë e fundit. Në vitin 2011, industria ruse e hapësirës ka pësuar pesë lansime të dështuara të anijeve.
XS
SM
MD
LG