Ndërlidhjet

Përleshje dhe viktima të reja në Siri


Mediat shtetërore siriane thonë se shtatë ushtarë kanë humbur jetën në një pritë pranë Damaskut. Agjencia SANA tha se sulmi është kryer nga “një grup terrorist” – një frazë kjo që autoritetet e përdorin për të përshkruar kryengritësit.

Në anën tjetër, aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë sot 11 persona, po ashtu pranë Damaskut.

Incidentet vijnë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit ka diskutuar draft-rezolutën për dhunën në Siri.

Kjo e fundit po përballet me protesta anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Që nga kjo kohë, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 5,400 persona.
XS
SM
MD
LG