Ndërlidhjet

Kameron dhe Karzai diskutojnë për partneritetin


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka arritur në Britani për bisedime me kryeministrin e këtij vendi, Dejvid Kameron.

Zyra e Jashtme britanike tha se takimi ka të bëjë me "partneritetin afatgjatë dhe angazhimin pas vitit 2014" - kohë kjo kur nga Afganistani pritet të largohen trupat e huaja.

Takimi vjen një ditë pasi Karzai dhe presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, u dakorduan në Paris që trupat franceze të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç preferojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Britania ka rreth 9,500 trupa në Afganistan dhe thotë se planifikon t'i tërheqë pothuajse të gjitha deri në fund të 2014-ës.
XS
SM
MD
LG