Ndërlidhjet

logo-print

Japonia dhe Rusia forcojnë bashkëpunimin


Ministrat e jashtëm të Japonisë dhe të Rusisë kanë rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Gjatë takimit në Tokio, Koiçiro Gemba dhe Sergej Lavrov u zotuan për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të ekonomisë.

Vitin e kaluar, tregtia në mes të dy vendeve është rritur në 31 miliardë dollarë.

Dy zyrtarët gjithashtu thanë se duhet të adresojnë mosmarrëveshjen e tyre për ishujt në një mënyrë të qetë.

Katër ujdhesat, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Që nga fundi i kësaj lufte, Moska mban kontrollin e tyre.

Mosmarrëveshjet rreth ishujve nuk i kanë lejuar dy vendet që të nënshkruajnë edhe zyrtarisht traktatin e paqes që do t’iu jepte fund armiqësive.
XS
SM
MD
LG