Ndërlidhjet

Edi Rama në Preshevë


Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Preshevë, ku edhe ka prezantuar librin e tij “Kurban”.

Sipas mediave në Tiranë, Rama ka biseduar me të rinjtë dhe intelektualët atje për situatën e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për zhvillimet në Luginën e Preshevës.

Rama raportohet të ketë postuar një mesazh në faqen e tij në “Twitter”, i cili thotë:
“Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s'mundën të hynë në sallë!”.
XS
SM
MD
LG