Ndërlidhjet

Gjendet viktima e 17-të në aksidentin "Costa Concordia"


Zhytësit italianë kanë gjetur sot trupin e një gruaje në rrënojat e anijes turistike “Costa Concordia”, çfarë çon në 17 numrin e viktimave që kanë pësuar në tragjedi.

Trupi i gruas është gjetur në pjesën e anijes që ka qenë nën ujë, në kuvertën e gjashtë.

Më 13 janar, anija me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ka goditur shkëmbin afër Ishullit Giglio, në brigjet perëndimore të Italisë.

Disa persona vazhdojnë ende të mbesin të zhdukur.

Aksioni i planifikuar për sot me pompimin e karburantit nga anija, është anuluar për shkak të motit të keq.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrajse dhe braktisje të anijes së tij.
XS
SM
MD
LG